Balluku si zëdhënëse e Rinasit: në vitin 2040 numri i pasagjerëve nga ajri do jetë 21.6 milionë

spot_img
Advertisements


Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infratrukturës e energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një projeksion të ICAO.

Sipas projeksionit të ICAO, Balluku thotë se pritet që në vitin 2040 numri i pasagjerëve nga ajri të jetë 21.6 milionë.

Në postimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehet se aviacioi civil është kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë dhe është fokusi kryesor i qeverisë.

“21.6 milionë pasagjerë nga ajri është projeksioni i ICAO për Shqipërinë në vitin 2040.

Aviacioni civil po rritet vit pas viti, duke u kthyer në portën kryesore hyrëse për Shqipërinë, ndaj ka fokusin tonë kryesor.

Tirana, #Vlora, #Kukësi dhe së shpejti edhe aeroporti i #Gjirokastrës e vendosin Shqipërinë në pozita si asnjëherë më parë, duke arritur shifra rekord vizitorësh”, shkruan Balluku

spot_img

Latest articles

Related articles