Bashkia e Përmetit shpall Qytetar Nderi neurokirurgun e njohur në Amerikë

spot_img
Advertisements

Neurokirurgu Gentian Toshkëzi, i cili prej vitesh jeton në SHBA, është shpallur Qytetar Nderi i Bashkisë së Përmetit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, pjesëmarrësit evidentuan kontributin ndër vite të familjes Toshkëzi për zonën e Përmetit, nga ku ka edhe origjinën. Titulli iu dhurua dr. Toshkëzit nga kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, e cila në fjalën e saj theksoi se mjeku që tashmë drejton edhe Repartin e Neurokirurgjisë në një prej spitaleve amerikane, duhet të merret si shembull frymëzues për të rinjtë, pasi me vullnet dhe punë, mund të arrihen majat e suksesit. Ndërsa z.Toshkëzi, u shpreh se ndihet i nderuar për këtë vlerësim nga zona e origjinës së tij dhe se do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat për të promovuar Përmetin edhe përtej oqeanit, duke marrë parasysh se ai është njëkohësisht edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në shtetin e Pensilvanisë, ku jeton prej vitesh. Eksperienca e tij në fushën e mjekësisë dhe operacionet e suksesshme e kanë renditur tashmë mjekun shqiptar në një prej mjekëve më të njohur në SHBA.

Latest articles

Related articles