Av. Ngjela: Çamëria martire do bëhet shtet shqiptar, nga Tirana në Janinë

spot_img
Advertisements

Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31 maj 1779, Abdul Hamiti I, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se, duhej luftuar gjuha shqipe.

Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).
Dhe kjo është e vërtetë.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: Pse ndalohet gjuha shqipe nga pushtuesit osmanë dhe lejohet gjuha greke në Greqi nga Abdul Hamiti I?
Të gjithë i ka trembur gjuha shqipe; sepse studimin e saj dhe vlerën e saj e kishte studiuar edhe shkenca e gjuhësisë së Bizantit.
Kjo shkencë si edhe sot shkenca e gjuhësisë moderne e konsideron gjuhën shqipe sot si gjuhën e parë në Evropë.
Por…
Është edhe historia e madhe e Shqiptarisë.
Sepse gjithmonë këta i ka trembur lavdia e Agronit dhe Teutës së Madhe që kishte tmerruar Perandorinë Romake. I ka trembur lavdia kastriotiane e Gjergj Kastriot Skënderbeut; i ka trembur Napoleon Bonaparti kur tha se: unë frëngjisht flas me gratë se me burrat e gardës sime flas vetëm shqip.
Dhe historia kështu eci: frikë nga shqiptarët dhe nga gjuha shqipe. Por nuk i bënë dot gjë shqiptarisë në Gadishullin e saj; por që vranë vijimisht shumë ilirë, arbër dhe shqiptarë.
Dhe historianët modernë sot po i nxjerrin të gjitha. Dhe do të vijojnë.
Por, kur të dalë e plotë historia e Shqipërisë kanë thënë historianët e mëdhenj; nuk do të ketë më histori të Perandorisë Bizantine.
Perandori Justinian
Perandori Justiniani, sipas biografit të tij, Prokopit të Cezaresë, ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me mure madhështore që shihen ende sot.
Veç Durrësit, pikëmbështetje të pushtetit bizantin në Shqipëri përbënin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantëve vendas.
Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në të gjithë Perandorinë Bizantine.
Prandaj kjo është arsyeja që u fsheh historia e vërtetë e Shqipërisë; por tani ajo po i del në pah nga fshehja që i është bërë asaj në shekuj.

Armiqtë tanë shekullorë tani janë tulatur. Shqiptaria po ecën përpara; dhe ne do ta reformojmë patjetër Arbërinë klasike nga Kosova në Tiranë; nga Tirana në Janinë, nga Janina në Manastir, nga Manastiri në Shkup, nga Shkupi në Prishtinë, nga Prishtina deri në Nish.
Dhe sot gjithçka po zhvillohet sipas gjuhës shqipe dhe kudo janë hapur universitetet me gjuhën shqipe.
Historia po shkon drejt bashkimit të Arbërisë.
Dhe ajo do të vijë shumë shpejt. Sepse është Shqiptaria dhe gjuha shqipe, me universitetet shqiptare që po krijojnë realisht qytetërimin e ri dhe të zhvilluar shqipetar të shqiptarisë: në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Por shpejt, do të vijë në rrjedhën e shteteve shqiptare edhe Çamëria martire.
Prisni dhe shikoni me optimizëm historinë tonë arbërore, e cila po ecën drejt bashkimit të saj, si Shqiptaria moderne e Shekullit të Ri.

Latest articles

Related articles