Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën.
Ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po iu shpallen të pavlefshme, në rastet kur zgjedhësit e kanë shënuar kryqin ose plusin krah emrit të kandidatit, apo mbi kuti.
Në këtë foto, vota për Partinë Socialiste është quajtur e vlefshme edhe pse zgjedhësi nuk e ka shënuar brenda kutisë, por ka votuar me një mbishkrim “bufi” dhe një X.
