Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore.
Kumbulla, i cili luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës.
Sipas medieve italiane, verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare.
“Corriere dello Sport” zbulon se Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje, mes tyre është edhe emri i Marash Kumbullës.
Qendërmbrojtësi kuqezi mund të largohet, por vlera e tij e kartonit është një pengesë e fortë pasi Roma nuk ka ndërmend të shes nën kosto një lojtar që 4 vite më parë i kushtoi afro 26,5 milionë euro.