Sot biznesmeni amerikan, dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner po qëndron në Shqipëri në dritën e planit për investimin e madh 1.4 miliardësh në ishullin shqiptar, në Sazan – përkatësisht një kompleks të madh hotelesh.
Plani i investimit të Kushner pati marrë Status të Investitorit Strategjik në fillim të këtij viti për ndërtim të rezortit luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit. “Fakti që një ndërmarrës me kaq renome ka dhënë interesim për investim në Shqipëri neve na bënë krenar dhe të kënaqur”, patën thënë nga qeveria shqiptare për “New York Times”.