Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin ushtarak të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane si një “sukses spektakolar ushtarak” gjatë një fjalimi të mbajtur të shtunën në mbrëmje nga Cross Hall në Shtëpinë e Bardhë.
“Sonte mund t’i raportoj botës se këto sulme ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht dhe tërësisht,” tha Trump në deklaratën e tij të parë publike që nga momenti kur u ndërmorën sulmet.
Ai paralajmëroi gjithashtu se SHBA mund të godasë objektiva të tjerë nëse Irani nuk zgjedh paqen, duke mbështetur një zgjidhje diplomatike pas vendimit të tij për të goditur tri qendra bërthamore iraniane të shtunën.
“Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.