Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mëngjes në rajonin jugor të Brazilit, Santa Catarina, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me një balonë me ajër të nxehtë.
Sipas guvernatorit lokal, Jorginho Mello, balona u përfshi nga flakët ndërsa ishte në ajër dhe më pas ra në tokë. Ngjarja ndodhi në zonën turistike Praia Grande.
VIDEO Në një deklaratë në rrjetin social X (ish-Twitter), guvernatori tha:
“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti që përfshiu një balonë me ajër në Praia Grande. Ekipi ynë i shpëtimit është në vendngjarje. Deri tani kemi konfirmuar tetë të vdekur dhe dy të mbijetuar.”
Sipas të dhënave paraprake, në bord ndodheshin rreth 22 persona, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për të tjerë të zhdukur.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video tronditëse, ku shihet momenti kur balona merr flakë në ajër, pastaj digjet dhe bie në tokë. Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit