Rama, të bëjmë gjoja për në BE – REDAKSIONALE

spot_img

KM si tregtar flamujsh të BE po kërkon mandatin e 4t. Na premton pasaportën e BE siç ju premtua aztekëve pasqyra për tju marrë floririn nga konkuistadorët. Na premton të ecim më shpejt në korsinë e pasaportave në aeroporte. Për ku ? Për tu shkolluar në një vend të BE se arsimin e ka mizerabël. Për ku ? Për tu shëruar në një spital italian, gjermane dhe grek, se këtu vdekjen e ke falas, me spitale mizerabël.

Ne, në fakt nuk po bëjmë një proces integrimi për të bërë letrat për në BE por që përmes procesit të kemi standardet e BE në vend. Sipas BERZH standardet e jetës në vend janë 70 vite larg mesatares së BE. Për çfarë po flasim ?

Integrimi në BE duhet të jetë i plotë dhe i dobishëm për qytetarët siç është Shqipëria me të drejta të plota në NATO. Punë dhe shpërblim. Dhe jo gjoja punë, gjoja letra europiane, siç dëshiron KM. Po shet ecjen në aeroport si Premtim Vote.

Paaftësia e qeverisë për të rritur standardet e jetës në vend përmes demokratizimit të shoqërisë dhe transparencës në vendimmarrje rrezikon të kthehet në një proces për të bërë letrat për në BE në 2030.

Latest articles

Related articles