olicia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet edhe gjatë javës që lamë pas duke arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 22 shtetas.
Konkretisht policia arrestoi 8 shtetas për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor.
Po ashtu janë arrestuar dy shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt (pa lejen përkatëse të drejtimit).
Gjithashtu, gjatë javës janë tërhequr 15 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.
Më tej, përgjatë javës, janë vënë 11 442 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore.