Të dielën e dytë të Kreshmës, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore, Sekretaria e Sinodit të Shenjtë e përbërë nga 7 anëtarë, njoftoi se procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sipas Statutit, të mbledhurit pas 40 ditëve nga përcjellja në banesën e fundit e Kryepeshkopit Anastas, më 30 janar, do të zgjedhin pasardhësin e tij.
Jo rastësisht është lënë 16 marsi, si e diela kur do të mbahet mesha dhe liturgjia hyjnore, të gjithë besimtarët luten që Perëndia t’i ndriçojë anëtarët e Sinodit, për zgjedhjen e më të denjit pasardhës të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas.
Anëtarët e Sinodit do të jenë të pranishëm në meshën e kësaj të diele dhe do të betohen në tryezën e shenjtë për përgjegjësinë që kanë për të votuar më të përgjegjshmin mes tyre.