Burri i Alketa Vejsiut në gojën e kandidatëve për deputetë të Berishës (video)

spot_img

Juristja Alesia Balliu, e cila u largua nga lista e PD-së, ka nxjerrë disa detaje nga primaret e Elbasanit. Në një intervistë për A2CNN, Balliu tha se procesi në Elbasan u deformua nga Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe nënkryetari Luçiano Boçi, pasi kanë ndërhyrë për të mbledhur vota për kandidaten në listën e mbyllur për qarkun e Elbasanit, Klodiana Çapja.

Ajo gjithasht tha se Klodiana Çapja e cila mori një vend të sigurt në listë, është drejtoreshë e burrit të Alketa Vejsiut. Sipas saj, kjo tregon se sulmet e PD ndaj burrit të Alketa Vejsiut për financimet e detoksit të Edi Ramës në këmbim të lejeve të ndërtimit janë show mediatik.

Balliu gjithashtu tha se listën e primaree në Elbasan e ka bërë Flamur Noka, ndërsa Tomor Alizoti ka vetëm emrin si drejtues politik pasi s’ka pasur asnjë vendimmarrje.

Latest articles

Related articles