Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke thënë se spitalet janë në gjendje të rëndë dhe se njerëzit po vdesin, sidomos tek spitali Onkologjik.
Noka përmendi gjithashtu situatën e spitaleve në Lushnjë dhe Has, duke theksuar se spitali i Hasit është mbyllur dhe shndërruar në një sallë kuajsh. Noka përgëzoi SHBA-në për qëndrimin e saj atë që quajti “regjim të George Soros”.
“Njerëzit po vdesin tek Onkologjiku. Më shkruajnë edhe për spitalin në Lushnjë dhe në Has. Janë në gjendje të rëndë. Spitalin e Hasit e kanë mbyllur dhe e kanë kthyer në sallë kuajsh. Nuk skuqen, se kur bën trafikun e parave të drogës me Toyota Yaris, e ke humbur fytyrën.
Ju ka zënë tmerri. Amerika ka diferencuar, se kush është ai që dëshiron zhvillimin e botës dhe ata që janë me Soros. Mirënjohje SHBA-ve, që nuk mbështet një regjim të George Soros. Këta nuk e shpëtojnë dot lëkurën. Do kenë punë me ligjin.”