Një shtetase e huaj është gjetur e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira në Tiranë. E reja, e moshës rreth 30-vjeçe, u gjet nga policia e pajetë në një banesën në në rrugën “Gjon Muzaka”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Grupi hetimor është duke punuar për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po bëhen përpjekje për dokumentimin ligjor të rastit.
“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës”, njofton policia.