Gjiknuri zbulon prapaskenat e Berishës: Je penduar për negociatat që ke bërë me mua

spot_img

Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit i tha se do të thirret dëshmitar për Ramën në dosjen Mcgonigal. Në replikën e tij në Kuvend, Gjiknuri tha se nuk e ka problem të dëhsmojë atje ku duhet, ndërsa i kujtoi negociatat me të përmes përfaqësuesit demokrat.

“Sali me ty nuk ia vlen debatet të vjetra për këto cështje. sa herë nxjerr akuzë të del diçka e lidhur me ty. Të kujtohet “James trafikanti”? Më the: Ma futën Damian, ke të drejtë! Unë nuk kam problem fare dëshmoj kudo ku kam për të dëshmuar, por e vërteta qëndron në tjetër vend. Ti mbase je penduar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd. Këtë nuk di ta them. Nuk ia vlen të përdorësh këtë tribunë se kompleksi i “James trafikantit” do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjëra që nuk ke siguri”.

Një ditë pasi Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin Amerikan foli për çështjen e kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit është përplasur ditën e sotme ne parlament me socialistët. Ai i bëri thirrje Damian Gjiknurit që të pendohet pasi në këtë dosje do të jetë më e pakta dëshmitar për Ramën.

“Problemi i madh i desekulibrimit të tij është dosja Mcgonigal. ajo po shpërthen. Damian mos kujto se je krejt mënjanë ti. Dosja Mcgonigal. A e kuptoni që keni një njeri që korruptoi shefin e kundër inteligjencës së SHBA dhe bëri gjahun e shtrigave ndaj Trump? Çfarë mendoni se ajo dosje do të mbyllet. Ajo dosje nuk mbyllet. Damian shko ku të duash edhe në malin Athos dëshmitar për Ramën do thirresh nuk ke ku të shkosh. Është akti më flagrant i korrupsionin i ka dhënë 255 mijë dollarë nga zyra e tij. Por dijeni ke edhe ti. Dëshmitarin e ke të sigurt, mos më shumë. Më mirë pentito”, tha Berisha.

Latest articles

Related articles