Gjykata e Beratit ka lënë në burg 3 personat e ndaluar si të dyshuar për futjen në treg të 21 ton mandarinave të ndaluara për konsumim, të kthyer nga Kroacia. Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Dyli, eksportues, Elton Tafaj, fermer dhe Elson Tahiraj inspektor i shtetit.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtjës i quajtën të ndaluarit viktima te luftës tregtare të konkurencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas.