Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për manipulim ndaj opinionit publik në lidhje me shpalljen e tij non grata nga SHBA.
Sipas saj, Berisha po mundohet të përdorë një deklaratë të bërë në Kongresin Amerikan, ku u përmend se USAID, përmes organizatës “East-West Management Institute”, ka ndikuar në goditjen e liderit të opozitës.
Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt me kongresmenin që bëri këtë deklaratë për ta informuar se është mashtruar mbi këtë çështje. Për më tepër, Kokalari ka paralajmëruar se së shpejti do të merren masa edhe ndaj Ervin Lacitvitës, drejtuesit të fushatës elektorale të Berishës, duke thënë se do t’i priten krahët.
Deklarata e plotë:
“Nje tjeter tentative sot nga Sali Berisha per te mashtruar anetaret e Kongresit, me ne krye Marjorie Taylor Greene, e cila tha se USAID nepermjet ‘East-Ëest Management Institute” ka goditur liderin e opozites. Ju bej me dije se kjo eshte genjeshter klasike dhe super e shemtuar. Reforma ne drejtesi ka filluar perpara zgjedhjeve te prillit 2021, kur shumica e kishin harruar kush ishte Sali Berisha.
Serish, Berisha po shfrytezon nje elemente dhe po e perdor per benefitin e tij sic beri me McGonigal, i cili as nuk donte t’ja dinte kush ishte Berisha dhe po merrej me Bashen.
Momentalisht, jam ne proces te lidhem me kongresmenen ne fjale, per ta sqaruar se kushdo qe ja ka dhene ate infon, e kane mashtruar. Se shpejti dhe Lacivites do ti prehen krahet, dhe nese nuk kupton qe po mashtrohet, atehere te mbaj fajet bashke me Berishen per mashtrim te republikaneve ne Amerike.
Asnje nga ju s’do mund te mbuloni korrupsionin tuaj dhe ta beni kete politike. Me shume shtyni, me shume me mbushet mendja qe ju duhet te jeni te gjithe ne burg’’