Putin: Elitat evropiane janë “amatore në politikë”, nuk ka më Kolh, Brandt, Shirak, De Gol

spot_img

Presidenti rus Vladimir Putin tha se elita politike evropiane ka dështuar, teksa po analizonte situatën politike në Gjermani ku partia Alternativa për Gjermaninë (AFD) po diskutohet nga autoritete që të ndalohet të marrë pjesë në votime.

Elitat politike evropiane kanë degjeneruar, kjo është arsyeja pse në vend që të paraqesin një program tërheqës për votuesit, ata po luftojnë kundër konkurrentëve duke përdorur pushtetin për t’i ndaluar”, tha Putin, në një intervistë me gazetarin e ‘VGTRK’, Pavel Zarubin

Teksa i quajti elitat evropiane si “amatore në politikë”, ai shtoi se kjo ka sjellë shfaqjen e “alternativave” të ndryshme në vende të ndryshëm të Europës. Kjo paaftësi theksoi Putin, dërgon më pas në veprime të nxituara për të shkatërruar kundërshtarin me anë të pushteti, por duke harruar se ajo formë mund të kthehet në boomerang në të ardhmen. Despoti rus tha se populli ka nevojë për ide të reja politike që sjellin inovacion dhe jo për fjalime boshe që i përkasin së shkuarës.

Ata po përpiqen të përdorin bllokimin me anë të pushtetit për të luftuar kundër atyre “alternativave”, sikur nuk e kanë kuptuar se, ndalesat e sotme do të bien nesër në duart e një ‘alternativë’, me një emër tjetër. Nëse shoqëria ka nevojë për promovimin e një ideje të caktuar politike, nuk ka rrugëdalje. Si na mësuan politikanët evropianë dikur? Paraqisni një program më efektiv”, tha ai.

Duke dal në mbrojtjet të AFD-së lidhur me akuzat se ajo është pasardhëse e Hitlerit, Putin theksoi se gjeneratat e tashme dhe të ardhshme të gjermanëve nuk janë përgjegjës për krimet e kohës së Gjermanisë hitleriane.

Shoqëria e sotme gjermane nuk ka asnjë lidhje me të. Vërtet, memoria historike ekziston, është e rëndësishme ta kujtosh atë, nuk mund të harrohet, por nuk mendoj se është e drejtë të fajësohet për atë që ndodhi në vitet ’30 dhe vitet 1940 mbi brezin e sotëm të gjermanëve”, tha ai.

Përfaqësuesit e elitave evropiane nuk po bëjnë një punë në karrierën tyre, tha Putin, duke shtuar se mes tyre nuk ka nga ata që kanë mendimin e tyre ose të barabartë me figurat politike të fundit të shekullit të 20-të. Sipas despotit rus, liderët e sotëm evropianë janë të paaftë.

Në Evropë kishte figura të shquara politike globale, si presidentët francezë; Charles de Gaulle, Francois Mitterrand, në botën bashkëkohore – Jacques Chirac, në Gjermani – kancelarët Willy Brandt, Helmut Kohl, dhe Gerhard Schroeder. Këta janë njerëz që kishin mendimin e tyre dhe nervat për të luftuar për mendimin e tyre, për ta nxjerrë atë, për të folur për të dhe që përpiqeshin ta zbatonin atë praktikisht. Sot nuk ka pothuajse asnjë njeri të tillë atje. Ndonjëherë madje e shikoj atë që po ndodh me habi. Disa njerëz pa arsim, të cilët padyshim nuk po bëjnë një punë në karrierën e tyre“, tha Putin.

Latest articles

Related articles