Prof. Taulanda Jupi në një interivistë në Podcastin Tik Talks të avokatit Marsid Gupi deklaroi se:
Ne zgjedhim të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Ne nuk kemi frikë nga një klasë politike e korruptuar. Padyshim që Edi Rama do të përdorë çdo aset, çdo mjet për t’i manipuluar dhe për t’i vjedhur edhe këto zgjedhje, por ne do të jemi në këtë garë si alternativë për qytetarët.
Asgjë nuk mund të na zbrapsë në misionin e madh që i kemi vënë vetes për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë 34 vjeçar, për të qenë në mbështetje të reformës në drejtësi, për të ndalur dyshen Rama -Berisha të dëmtojnë reformën në drejtësi, për të qenë në krah të partnerëve tanë strategjikë dhe padyshim për t’u treguar shqiptarëve se në zgjedhjet e 11 majit përtej dyshes Rama-Berisha e kanë një alternativë që mund të jetë zgjedhja e tyre.