Kjo mazhorancë qeverisëse e dështuar, kërkon një opozitë të organizuar, bashkëpunuese dhe bindëse ndaj elektoratit me platformë dhe potenciale njerëzore me integritet shoqëror, të pregatitura profesionalisht dhe me vizon!
Kjo qeveri, e kalbur si më e korruptuara
në këto vite postpluraliste, kjo me fakte të pakundërshtueshme, po i varfëron çdo ditë shqiptarët me rritje çmimesh, paga dhe pensione të ulta duke mos i’u afruar gjithashtu edhe shërbimet e duhura cilësore në arsim, shëndetësi dhe administratë, e për pasojë vendi po zbrazet!
Ngjarjet kriminale po ndjekin njëra-tjetrën, si këto të ditëve të fundit, ndërkohë institucionet shtetërore po tregohen të paafta për t’i parandaluar dhe zbuluar autorët e këtyre ngjarjeve. Në shumë raste, siç edhe dihet tashmë, segmente të vetë shtetit janë të lidhura ose bashkëpunojnë me krimin dhe bandat kriminale.
Në këtë situatë, është e qartë se ka ardhur koha për ndryshim e rotacion politik. E për ta bërë këtë realitet, opozita ka përgjegjësin e saj para qytetarëve për vetë misionin e saj politik.
Është koha që opozita të marrë si duhet përgjegjësitë që i takojnë, të tregojë lidership, bashkëpunim dhe organizim serioz, duke u ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme dhe një vizion të qartë për ndryshimin e domosdoshëm politik në zgjedhjet e ardhshme mbështetur në një platformë të qartë dhe potenciale të besueshme përfaqësuese në parlament dhe qeverisje. Koha nuk pret…!