nga Vehap Kola
Më kujtohet kur Belind Këlliçi më pati thënë “je rrogëtar në PD”, duke nënkuptuar se unë e kisha punë të paguar militimin në PD dhe se ai nuk merrte rrogë si kryetar i FRPD.
Natyrisht, unë nuk kisha lexuar borderotë e PD dhe as kisha dëgjuar për ankesat e tij sa herë nuk i paguhej rroga, që të shkoja në studio “me gurë në xhepa”.
Sipas tij, PD ishte ekskluzivisht e tyre dhe e asnjë anëtari apo simpatizanti që 30 vite nuk kishte kërkuar nga PD asgjë më shumë se fitoren në zgjedhje.
Por ajo që më çudit me tipa si ky është se burri i botës shkon e studion administrim biznesi dhe nuk punon një ditë në biznes.
Ajo që nuk paskërkam kuptuar është se politika në Shqipëri na qenkësh biznesi më fitimprurës.
Nuk fitoj asnjë tender, nuk paguhem nga asnjë bashki, megjithatë nuk më del kohë të shoh një orë në ditë fëmijët e mi.
Ç’janë këta gjeni që fitojnë tendera e projekte lart e poshtë, drejtojnë studio e institucione dhe kanë kohë të kujdesen për vëllain?
Sa njerëz të zotë paskan qenë! Na kanë kompleksuar neve të paaftëve që bëjmë nga dy punë për të jetuar.
Qenka e thjeshtë të bësh prokopi në këtë vend: bashkohu me tufën e çakenjve që ushqehet me gjakun e fëmijëve të paushqyer dhe ilaçet e pacientëve kancerozë.
E pse të mos themi “mos i gëzofshin!”
Kështu kemi thënë përherë dhe siç duket ka ardhur dita që të vjellin çorbën e vjedhur.