Rama-Kurti “qetësojnë” raportet në prag të zgjedhjeve, zbardhet axhenda e seancës së përbashkët

spot_img
Advertisements

Pas një periudhe të gjatë përplasjes, “thumbash” dhe mosmarrëveshjes, Edi Rama dhe Albin Kurti do t’i japin dorë njëri -tjetrit ditën e premte. Kuvendet e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët mes tyre, teksa të pranishëm do të jenë edhe dy kryeministrat.

Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa sot është zbardhur dhe axhenda e diskutimeve.

Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca.

Mbledhja gjithashtu do të përshëndetet në fund edhe nga dy kryeministrat, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu në këtë seancë do të kenë një fjalë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Interesant është fakti se qetësimi i raporteve mes dy qeverive vjen në një kohë kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kosova voton në Shkurt dhe Shqipëria në Maj. Si Rama dhe Kurti duan të vënë në zbatim kartën e atdhedashurisë, me shpresën se kjo do t’i ndihmojë të marrin votën e qytetarëve shqiptarë.

Programi i Seancës së Përbashkët Plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë:

Prishtinë, 20 dhjetor 2024

11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtare.

– Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës:

Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min);

Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min);

Znj. Mesila Doda, kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min);

Z. Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min);

Z. Fatmir Mediu, anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min);

Z. Enis Kervan, kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min);

Z. Arben Gashi, kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min);

Z. Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min);

Z. Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min);

Z. Niko Peleshi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min);

Znj. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min);

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min);

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min);

Mbyllja e Punimeve.

spot_img

Latest articles

Related articles