PLL, Shpëtim Axhami: Do qëndrojmë në parlament, rikthehemi në qeverisje!

spot_img
Advertisements

Në intervistën e dhënë në Fax News gjatë emisionit të drejtuar nga Aulon Bej Kalaja, ndër të tjera kreu i PLL, Z. Shpëtim Axhami deklaroi:

Partia Lëvizja e Legalitetit, si një forcë opozitare e djathtë konservatore, ka nisur me kohë angazhimin e saj për përgatitjen e infrastrukturës dhe moduleve të nevojshme për të qenë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Mazhoranca aktuale ka humbur besimin e elektoratit për shkak të keqqeverisjes, një ekonomie të dobët, rritjes së çmimeve, pagave dhe pensioneve të ulëta, si dhe mungesës së shërbimeve të duhura në fusha kyçe si shëndetësia dhe arsimi. Për më tepër, rendi dhe qetësia janë sfiduar, ndërsa korrupsioni ka mbytur çdo hallkë të shtetit, duke shkaktuar humbjen e shpresës, sidomos tek të rinjtë. Si rezultat, vendi po zbrazet nga emigracioni, familjet po dobësohen dhe shoqëria po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë.

Në këtë kontekst, opozita duhet të organizohet ndryshe dhe të ndërgjegjësohet për misionin e saj si alternativë qeverisëse. Ndërsa jemi në prag të zgjedhjeve të ardhshme, është thelbësore që partitë opozitare të bashkëpunojnë dhe, nëse krijohet një koalicion, ai duhet të ndërtohet mbi parime programore të qarta, përfaqësim të rinovuar dhe rezultate konkrete të mëparshme.

Opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të fokusohet në punën në terren me strukturat e saj, për të krijuar frymë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek alternativa e saj. Pavarësisht se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur me qeverinë aktuale, ata ende nuk kanë krijuar një besim të plotë tek opozita si alternativë.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e votës së diasporës në këtë proces. Opozita duhet të intensifikojë përpjekjet për t’u angazhuar më shumë me diasporën, pasi vota e tyre mund të jetë vendimtare për ndryshimin e pritur. Krahas organizimit dhe mobilizimit në terren, opozita duhet të përqendrohet edhe në mbrojtjen e votës, duke qenë se mazhoranca aktual, ka manipuluar dhe blerë votat në të kaluarën.

Sot, kërkohet një strategji e unifikuar dhe efikase për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe për të sjellë një ndryshim të vërtetë

spot_img

Latest articles

Related articles