KUVEND, Mazhoranca kërkon votimin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje

spot_img
Advertisements

Sot Kuvend. 17 pika janë në rendin e ditës që nis me një interpelancë me ministren e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Por pika më e nxehtë është projektligji i propozuar nga socialistët për faljen e gjobave në disa kategori. Gjithashtu ligji për përdorimin e drograve por edhe çështje të tjera.

Rendi i ditës

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.12.2024, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.12.2024.
Njoftime.
Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””””.
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.
Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar.
Projektligji “Për anulimin e masave administrative”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar..
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët””.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

spot_img

Latest articles

Related articles