Kapen 14 shqiptarë në tentativë për t’u futur në Britani me një kamion të ngarkuar me lopë!

spot_img
Advertisements

14 shtetas shqiptarë janë gjetur të fshehur brenda një kamioni të ngarkuar me lopë, në tentativë për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se kamioni i ngarkuar me gjënë e gjallë u ndalua në portin e anijeve Loch Ryan në Dumfries të mërkurën e 11 dhjetorit.

Në atë moment, autoritetet bënë zbulimin tronditës brenda kamionit të bardhë me vija të kuqe.

Shoferi i kamionit, 23-vjeçari irlandez Patrick McKinney është ndaluar tashmë dhe është akuzuar për kalim të paligjshëm të emigrantëve në 14 raste

spot_img

Latest articles

Related articles