Amerikanët i përgjigjen Noc Rrokut: Reformën në drejtësi e nxitën shqiptarët!

spot_img
Advertisements

I dërguari amerikan dha një sërë mesazhesh të forta për politikën…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po ja bëjnë të qartë Ramës se e ka të kotë që mburret se e solli ai reformën në drejtësi.

Kryeministri madje u tregoi dhe Ndoc Rrokun amerikanëve duke thënës e ata nuk do bënin asgjë pa të. Por për amerikanët reformën në drejtësi e bënë shqiptarët dhe jo Edi Rama.

Kjo u tha nga i dërguari i DASH për Ballkanin, Alexander Kasanof, në aktivitetin që u mbajt në 5-vjetorin e krijimit të SPAK. Sipas tij, ishte presioni qytetar që e detyroi mazhorancën të mbështeste reformën në drejtësi.

“Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim. Guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë me shpresën për një të ardhme më të mirë. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të vënë në jetë ligjet tuaja të sapomiratuara. Dhe guxim për të punuar shumë për të luftuar fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar me energji të qëndrueshme”, tha ai sot.

Padyshim i dërguari amerikan dha një sërë mesazhesh të forta për politikën. SPAK po përballet me presione nga të gjitha anët dhe ai e bëri të qartë se nuk do të ketë më të paprekshëm. Po ashtu tha hapur se SHBA e mbështet reformën dhe sidomos SPAK-un. Gjithashtu kërkoi që ky organ të mbështetet dhe nga institucionet e tjera në vend.

Mesazhet e Alexander Kasanof

-Rezultatet e punës suaj japin efektin e rrathëve të ujit në shoqëri, duke i detyruar qytetarët, zyrtarët, politikanët dhe burokratët të mendohen dy herë për veprimet e tyre, ndonjëherë duke ngadalësuar elementët bazë të jetës së përditshme dhe të burokracisë qeveritare, teksa çmësojnë praktikën e dëmshme të ryshfetit dhe korrupsionit.

-Ky proces kërkon kohë dhe durim, për të mësuar për transparencën dhe integritetin. Është me rëndësi kritike në çdo demokraci që qytetarët ta dinë se qeveria e tyre do t’i trajtojë me paanësi, se aplikimet apo kerkesat e tyre do të ketë një mundësi të drejtë të dëgjohen dhe konsiderohen dhe për t’u ndier besimplotë se jeni në anën e duhur të ligjit.

-Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme, siç e pamë nga Kryeprokurori Dumani për ata që ishin dikur “të paprekshëm” flasin shumë.

-Puna juaj frymëzon besimin se provat do të ndiqen brenda kornizës së ligjit, pavarësisht se ku — dhe drejt kujt — çojnë hetimet.

-Asnjë nuk është mbi ligjin.

-Siç thekson Kreu Dumani shpesh në fjalimet e tij publike, SPAK-u nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë i vetëm. Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim, të ndërtojnë besimin e publikut dhe të veprojnë me pavarësi dhe integritet.

-Lufta kundër korrupsionit është detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht se ku punon apo kë njeh.

-Ne kemi besim se SPAK-u sapo ka filluar dhe do të vazhdojë të ngjallë besim tek qytetarët tuaj, vizitorët dhe investitorët se një e ardhme më e sigurt, më e begatë dhe më demokratike është e mundur.

-Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për ta realizuar këtë rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale.

spot_img

Latest articles

Related articles