Lita: Shqiptarët duan drejtësi! Dumani ka 20 vite në sistem, kishte nevojë për mbështetje

spot_img
Advertisements

Përmes një interviste në Ora News, analisti Lavdrim Lita tha se ka sinjali që ka gjykatës dhe magjistratë të përfshira në komunikimet e aplikacioneve të ekriptuara.

Lita: Kemi sinjale që ka gjykatës dhe magjistratë të përfshirë në komunikimet e aplikacioneve të enkriptuara. Kërkohet më shumë staf për të luftuar gjithë këtë strukturë. SPAK po mundohet që të mbajë mbi shpinë të gjitha çështjet. SPAK ka marrë shumë kohë me disa dosje sepse do t’i kopsitë mirë për të mos ia kthyer gjykata.

Dumani ka 20 vite në sistem dhe kanë pasur vetëm nevojë për mbështetje. Mendoj se ekspozimi është shumë i madh. Në çdo bisedë SPAK bëhet temë bisede. Është një fenomen që është kaluar nga shumë vende, ku drejtësia i është mbivendosur politikës. Shqiptarët tashmë duan drejtësi, dhe prandaj institucionet e drejtësisë janë shumë të pëlqyeshme.

spot_img

Latest articles

Related articles