Biznesmeni Fusha merr edhe tenderat e fidanëve në Bashkinë Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka një lidhje tepër të ngushtë me biznesmenin Shkëlqim Fusha, përmes fijes të dukshme dhe të padukshme, siç ishte apartamenti nën kosto për shefen e tij të kabinetit në Lundër.

Është Veliaj ai i cili i ka faturuar miliardat nga ndërtimi i Piramidës, Teatri, ndërtimi dhe menaxhimi i Sheshit Skënderbej mbi dhe në tokë. Kur nuk ka ndërtime e fit në patrime. Kur mbarojnë këto ka të tjera si blerja dhe shitjen e farërave dhe fidanëve.

Përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë, ka zhvilluar një tjetër tender kastile. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference : REF-24481-10-14-2024 dhe me objekt “Furnitura veterinare, fidanë e të tjera produkte”. Në dokumente nuk përcaktohet se ku do të mbillen këto fara, por sipas drejtoreshës së DPPGJ, Liri Qoshi, do të nevojiten 160 milionë lekë (me TVSH). Për këtë prokurim kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në garë 6 kompani, të cilat kanë dorëzuar ofertat e tyre pothuajse në të njëjtat vlera.

5 ofertat e tjera janë skualifikuar nga gara dhe kontratat i është dhënë firmës FUSHA shpk, në pronësi të Shkëlqim Fushës.

Latest articles

Related articles