U përfshi në një aksident dhe më pas goditi policin, arrestohet në Tiranë

spot_img
Advertisements

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Personi i arrestuar, me iniciale F. Gj., është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese R. M., më datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”.

Nga sqarimi i policisë, mësohet se pas përplasjes F. Gj., është larguar nga vendngjarja teksa është rikthyer sërish duke debatuar me drejtuesin e mjetit tjetër, R. M.

Teksa shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, qytetari F. Gj. nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte punonjësin e policisë, i cili ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.

spot_img

Latest articles

Related articles