Ana e errët e aplikacioneve të kriptuara dhe pse kriminelët ishin të “dashuruar” me Matrix

spot_img
Advertisements

nga Edibe Betul Yucer

E krijuar “nga krimi për krimin”, ja si funksiononte platforma që pritet të shkaktojë tërmet edhe në Shqipëri…

Në vitin 2021, autoritetet holandeze u ndeshën me një platformë të koduar mesazhesh, gjatë një hetimi për vrasjen e gazetarit Peter de Vries, një rast i lidhur me mafien marokene.

Ajo që dukej si një mjet tjetër komunikimi u zbulua shpejt se ishte Matrix, një shërbim shumë i sofistikuar, i krijuar në mënyrë eksplicite për krimin e organizuar.

Por në dhjetor 2024, Matrix nuk ishte më streha e premtuar dikur nga krijuesit e saj. Hetuesit francezë dhe holandezë, në bashkëpunim me Europol-in dhe agjencitë e tjera evropiane të zbatimit të ligjit, mbyllën rrjetin pas muajsh të tërë vëzhgimi dhe leximi të mesazheve të kriminelëve në kohë reale.

Pyetja që ngrihet është: çfarë e bëri këtë aplikacion një parajsë për kriminelët?

Pse kriminelët preferojnë ‘kriptimin’?

Matrix funksionoi si një aplikacion i koduar me abonim, që operon në 40 serverë, duke ofruar shumë më tepër opsione sesa mesazhet standarde me tekst.

Fillimisht u shfaq si një mjet kryesor për rrjetet kriminale me të paktën 8,000 përdorues nga e gjithë Evropa, si një alternativë ndaj EncroChat dhe Sky ECC, platforma të ngjashme të çmontuara nga agjencitë ligjzbatuese.

Por pse kriminelët u dyndën te Matrix?

Aplikacionet tradicionale të bisedës, pavarësisht sa të sigurta, shpesh mbeten në radarin e agjencive ligjzbatuese.

Mjetet legjitime të kriptimit, ndërkohë që përdoren gjerësisht nga qytetarë të ndërgjegjshëm për privatësinë, shpesh mbajnë njëfarë marrëdhënieje me mbikëqyrjen zyrtare, të paktën në formën e bashkëpunimit me organet e zbatimit të ligjit.

Por platforma si Matrix u përpoqën të shkëputeshin plotësisht nga çdo mbikëqyrje – duke vepruar në hije, duke mos pranuar kurrë klientelën e tyre të vërtetë dhe duke evoluar vazhdimisht sistemet e tyre për të shmangur zbulimin.

“U bë shpejt e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat”, shpjegoi Europol të martën.

Sipas autoriteteve holandeze dhe Europolit, aplikacioni ofronte thirrje të sigurta, ndërrues zëri, video-konferenca, opsione për ndarjen e skedarëve dhe madje edhe një monedhë të dedikuar për tarifat e abonimit.

Abonentët mund të dërgojnë mesazhe të koduara, të bëjnë thirrje anonime dhe të monitorojnë transaksionet, duke qëndruar jashtë radarit.

“Kriptimi i ndihmon njerëzit të mbrojnë privatësinë e tyre, por fatkeqësisht edhe kriminelët”, thotë Serge Vaudenay, një profesor kriptografie në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë (EPFL).

“Lejimi ose jo i kriptimit të fortë ka qenë gjithmonë një debat i nxehtë politik dhe se ku duhet vendosur kufiri ka evoluar shumë me kalimin e kohës nga ‘është e paligjshme të kriptohet çdo gjë me mjete të forta’ te ‘kushdo lejohet të mbrohet me forcën e enkriptimit’”, thotë Vaudenay për TRT World.

Qasja vetëm me ftesë të Matrix kërkonte një tarifë të shtrenjtë abonimi, që varionte nga 1,300 € në 1,600 € për gjashtë muaj, gjë që e bëri atë më ekskluzive dhe në dukje të padepërtueshme.

“Bërë nga kriminelët për kriminelët”

Për tre muaj, forcat e rendit përgjuan komunikimet në Matrix, duke mbledhur mbi 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë.

“Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafikimi i armëve dhe pastrimi i parave”, tha Europol, duke e përshkruar aplikacionin si një shërbim “të bërë nga kriminelët për kriminelët”.

Europol vuri në dukje dizajnin e platformës me qendër kriminale, duke thënë: “Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët”.

Hetimi kulmoi me bastisje të koordinuara në të gjithë Evropën.

Në Francë, një i dyshuar u arrestua dhe shtëpia e tij u kontrollua. Në Spanjë, dy arrestime u bënë pas urdhër-arresteve evropiane, me gjashtë shtëpi të kontrolluara. Autoritetet lituaneze kryen kërkime të ngjashme, ndërsa serverët kryesorë në Francë dhe Gjermani u sekuestruan.

Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e 145,000 euro në para të gatshme dhe një milion euro në kriptomonedhë, tha policia holandeze.

Pavarësisht sofistikimit të tij, Matrix u vu nën radar për shkak të ekspertizës kolektive të agjencive të zbatimit të ligjit në pesë vende.

Europol theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë për TRT World, duke deklaruar: “Çështja po drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Kjo task forcë përfshin forcat e zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia”.

Pas kompromentimit të aplikacionit, përdoruesve të tij u shkoi një mesazh: “Është e pashmangshme. Kjo nuk do të jetë hera e fundit që ne mund t’i lexojmë mesazhet tuaja në kohë reale. Ne fituam akses në të dhënat që lidhen me këtë shërbim dhe hetimi ynë nuk përfundon këtu”.

Dilema e kriptimit

Në fund, rënia e Matrix tregon se ajo që i bën këto platforma sekrete kaq tërheqëse për kriminelët – enkriptimi i fortë dhe rrjetet private – i bën ato gjithashtu shënjesër edhe nga forcat e rendit.

Ndërsa policia mëson mënyra të reja për të hyrë në këto cepa të fshehura të internetit, zhvilluesit vazhdojnë të gjejnë metoda më të forta për të shmangur zbulimin. /nga “TRT World”

spot_img

Latest articles

Related articles