Zhvatën 36.8 milionë euro, Prokuroria dërgon në SPAK mashtruesit e mikrokredive

spot_img
Advertisements

Dosja e mikrokredive është dërguar në SPAK.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme mashtruesit e mikrokredive.

Organi i akuzës nga hetimet ka konkluduar se personat e hetuar përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohet nga SPAK. Këto skema kanë zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

Procedimet e shumta të hetuara për këto zhvatje, të kallëzuara në prokurori që prej vitit 2018, janë bashkuar në një çështje të vetme. Hetimet kanë konkluduar se shoqëritë e përfshira në këtë skemë kanë vepruar si një entitet i vetëm, duke pasur karakteristika të qarta të një grupi kriminal të strukturuar.

Prokuroria ka identifikuar si drejtues të këtij grupi Olsi Ibron, i cili humbi jetën pasi u hodh nga një pallat në muajin korrik, bashkëshorten e tij Elda Ibro dhe Arben Meskutin. Hetimi paraprak i kryer nga prokurorët Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi ka evidentuar vlera në dhjetëra milionë euro të përfituara përmes zhvatjes së qytetarëve.

Më 19 korrik, Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e kuotave dhe aseteve të shoqërive MCA dhe Final. Ndërkohë, në muajin maj, u vendos masa e sigurimit “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” për nëntë persona që dyshohet se kanë abuzuar me licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë, duke zhvatur qytetarët përmes rifinancimeve me kushte të këqija të kredive të vjetra.

spot_img

Latest articles

Related articles