Sali Berisha në emisionin “Open” në News24 tha se Alex Soros ka qenë në Shtëpinë e Bardhë 27 herë më shumë se të gjithë ministrat e tjerë, me përjashtim të Antony Blinken. Berisha tha se ai u shpall “non grata” pasi Lulzim Basha i tha se të gjitha vendimet i merrja unë.
“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, tha Berisha. Ai u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros.
Nga ana tjetër kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, bërë në drejtim të tij në një emision televiziv.
Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Basha shprehet se as Sali Berisha nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë.
Më tej Basha kujton se çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij ka thënë që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.
“Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.” – vijon më tej reagimin e tij kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.
Më poshtë reagimi i plotë:
As Sali Berisha vetë nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshehur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë. Në fund të fundit çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij tha “që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë”. Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë.
Shqipëria meriton më shumë!



