Qeveria do të blejë 37 MLN lekë verë, fruta dhe kapuçino për festat e fundvitit në Kryeministri

Kryeministria po përgatitet mirë për festat e fundvitit dhe qeveritarët i pret një ceremoni me tavolinë të bollshme. Shefi i tyre Edi Rama ka menduar që të kenë pije dhe ushqim me bollëk, prandaj në listën e prokurimeve të parashikuara janë regjistruar 7 lote të zhvilluara nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Me siguri do të habiteni edhe ju, kur të kuptoni se si paratë tona shkojnë që të dehen e dëfrehen ata që ne i kemi zgjedhur në krye të vendin.

Tenderi i parë që ka dhe vlerën më të lartë 10 milionë lekë ka si objekt ‘Pije joalkoolike’, që më siguri përfshihen lëngjet e frutave, sigurisht të cilësisë më të mirë, por edhe ndonjë pije energjike patjetër.

Tenderi tjetër pastaj kalon në nivel qejfi, do të shpenzohen 1 milionë lekë për pije alkoolike.
Duke qenë se është në listën e tenderëve të parashikuar ende nuk jepen detaje të llojit të pijeve, por duhet që flasim për ato lloje pijë që konsumojnë zyrtarët e qeverisë dhe të ftuarit tyre.

Sa kalojmë nga tenderi në tender rritet niveli i luksit në kërkesat e qeveritarëve, ata kanë kërkuar në veçanti të blihet edhe verë e importuar. Nuk janë mjaftuar që këtë pije ta përfshinë në tenderin e pijeve alkoolike, por do të zhvillohet tender më vete m vlerë 9 milionë lekë.

Por sigurish shefi ka menduar edhe për ata që para se t’i futen darkave me ushqim të bollshëm dhe pijeve të ndryshme, kanë nevojë të konsumojnë ndonjë filxhan kapuçino ose kakao.5 milionë lekë parashikohet të shpenzohen për perime dhe fruta, ku është theksuar që duhet të jenë të freskëta, ndërsa qytetarët konsumojnë ushqime pa kontroll.

Gjithashtu me urdhrin e kryeministrit sigurisht, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare do të kalojë nga sektori i ushqimeve, ku 8 milionë lekë do të shpenzohen për produkte bulmeti.Në total do të merren 37 milionë lekë gjatë muajit dhjetor nga xhepat e qytetarëve, që nuk arrijnë të blejnë as gjelin, për të festuar.

Latest articles

Related articles