Pse në qytete po shtohen reshjet e shiut?

Shumica e qyteteve të botës po bëhen gjithnjë e më me shi, duke përjetuar më shumë reshje se zonat rurale përreth, shkruan focus.it.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Xhorxhias në Athinë, u fokusua në 1 056 qytete të shpërndara në mbarë botën dhe përdori të dhëna të marra përmes radarëve dhe satelitëve dhe të mbledhura midis viteve 2001 dhe 2020.

Prej tyre, 63% e qyteteve rezultuan se ishin “ishuj të lagësht” të cilët janë më me shi se zonat rurale përreth.

Arsyet e kësaj anomalie gjenden në strukturën e vetë qyteteve: ndërtesat, rrugët dhe trotuaret kapin nxehtësinë në mënyrë më efektive se toka e zhveshur dhe rritja e temperaturës mesatare kontribuon në formimin e reve, sepse ajri i nxehtë shndërrohet më shumë në lagështi.

Efekti i shiut megjithatë nuk është uniform në qytetet e studiuara.

Më të prekurit janë më të populluarit dhe mbi të gjitha më të ndoturit: grimcat e dëmshme të pezulluara në ajër veprojnë si bërthama kondensimi për formimin e reve.

Trendi është i vlefshëm në nivel global dhe sipas autorëve të studimit duhet të merret në konsideratë në planifikimin e qendrave urbane dhe zgjerimin e tyre për të shmangur përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga reshjet e tepërta.

Latest articles

Related articles