Shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, thotë se në vitet e ardhshme mund të ketë një sulm në mundshëm nga Rusia në drejtim të NATO-s.
Kreu i Inteligjencës gjermane sheh një përshkallëzim të luftës hibride të Rusisë kundër NATO-s, raporton DW.
Bruno Kahl tha dje se ai pret që Rusia të rrisë sulmet e saj hibride, të cilat mund të variojnë nga aktet fizike të sabotazhit si zjarrvënia deri te sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit.
“Përdorimi i gjerë i masave hibride nga Rusia rrit rrezikun që NATO do të konsiderojë përfundimisht thirrjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të Nenit 5,” tha Kahl në një takim me grupin e ekspertëve DGAP në Berlin, shkruan Reuters.
Presidenti i Agjencisë Federale Gjermane të Inteligjencës
Presidenti i Agjencisë Federale Gjermane të Inteligjencës
Sipas nenit 5, nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës janë të detyruar ta ndihmojnë atë të përgjigjet.
“Ne ende nuk kemi asnjë indikacion se Rusia synon të shkojë në luftë, por nëse ndjenja të tilla mbizotërojnë në qeverinë në Moskë, atëherë rreziku i një konflikti ushtarak do të rritet”, tha ai.
Sakaq ai tha se rritja e potencialit ushtarak rus do të thotë se një konfrontim i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n bëhet një opsion i mundshëm për Kremlinin.
Kahl tha se një analizë e inteligjencës gjermane sugjeron që shefat e ministrisë ruse të mbrojtjes dyshojnë nëse neni 5 do të përdoret në fakt në rast të një sulmi ndaj një anëtari.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte paralajmëroi në fillim të këtij muaji se Moska po kryente “një fushatë intensifikimi të sulmeve hibride” ndaj objektivave perëndimore dhe tha se vija e parë e luftës së Rusisë në Ukrainë ishte shtrirë në rajonin e Balltikut dhe në të gjithë Evropën.
Neni 5 i Traktatit të NATO-s
Nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, ai sulm do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve, të cilët janë të përkushtuar të ndihmojnë me të gjitha mjetet, duke përfshirë “forcën e armatosur”, siç thotë ky nen, me qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Bruno Kahl vuri në dukje se Moska po përmirëson masivisht ushtrinë e saj, dhe ndoshta në mënyrë që forcat e armatosura ruse të kenë personelin dhe aftësitë materiale për të kryer një sulm ndaj NATO-s deri në fund të kësaj dekade.
Megjithatë, Bruno Kahl vuri në dukje se për momentin “nuk ka indikacione për qëllime specifike luftarake të Rusisë. Por nëse forcat me synime të tilla fitojnë epërsinë në selinë e qeverisë në Moskë, kjo do të rrisë rrezikun e një konflikti ushtarak në vitet e ardhshme”