Presidenti i “Aleancës për Media Etike” replikë me Ministrin Hoxha: Shefat e Policisë janë kapur me Dr0gë

nga Isa Myzyraj

Në një reagim të turpshëm, fyes, të papërgjegjshëm, jo institucional, si të një militanti, Ministri I Brendshëm Ervin Hoxha paska hedhur një lumë akuzash ndaj medias.

Sipas kësaj deklarate anormale dhe militanteske, Ministri I Brendshëm paska thënë se media gënjen dhe dezinformon për shkak të uljes së numrit të vrasjeve.

T’i thotë dikush Zotit.Hoxha që janë pikërisht familjet e viktimave që kanë ngritur pretendimet në media që ka pasur autorë të dytë.

Edhe nëse nuk ka pasur autor të dytë, Ministri I Brendshëm bën mirë të komunikojë zyrtarisht siç I ka hije një institucioni, jo të hedh lumë akuzash ndaj medias.

Ajo fletë rrufe e Ervin Hoxhës nuk ka asnjë lidhje me sqarimin e së vërtetës për vrasjen e një 14-vjeçarit, ajo është një turp.

Le t’i tregoj dikush Ervin Hoxhës që Policia është një institucion i pabesueshëm sepse ka vrarë Klodian Rashën dhe e ka fshehur ngjarjen. Sepse shefa të lartë të Policisë së Shtetit sot i ka në burg të akuzuar për Grupe Kriminale. Sepse Policë të Shtetit sot gjenden nën akuza nga Prokuroria për drogë, vrasje, krim. Sepse drejtues të lartë të Policisë akuzohen se zgjidhen nga krimi i organizuar.

Latest articles

Related articles