Mesazh Urimi me Rastin e 28 Nëntorit
Lartësia Juaj, Princ Leka II,
Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, kam nderin t’ju uroj: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Ditën e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare!
Kjo datë historike shënon fillesën e shtetit të pavarur shqiptar, themeli i të cilit u ndërtua falë përpjekjeve të figurave të shquara kombëtare. Ndër ta, vend kryesor zë padyshim Ahmet Bej Zogu, i cili me vizionin dhe përkushtimin e tij shërbeu si deputet, Ministër i Brendshëm, Kryeministër, President dhe Mbreti i parë i shqiptarëve, duke vënë interesin kombëtar mbi gjithçka.
Familja Mbretërore Shqiptare—Mbreti Zog I, Mbreti Leka I dhe Ju, Lartësia Juaj—ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, ka mbështetur lirinë e Kosovës, bashkimin kombëtar, një Shqipëri të lirë dhe demokratike, si dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët ndjejnë mirënjohje dhe respekt për rolin e Familjes Mbretërore, e cila përfaqëson një alternativë shprese dhe besimi për të ardhmen. Nën trashëgiminë Tuaj, shohim një vizion për një komb më të fortë, më të zhvilluar dhe gjithnjë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.
ATDHEU MBI TË GJITHA 🇦🇱
Me respekt,
Shpëtim Axhami
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit