Protestuesit përplasen ashpër me policinë, bllokohen 5 kryqëzime në Tiranë! Policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës

spot_img
Advertisements

Vijon përplasja e protestuesve me forcat e policisë në pesë kryqëzime të Tiranës, ku janë grumbulluar për të bllokuar trafikun.

Forcat e policisë janë angazhuar për t’i shpërndarë, teksa raportohet se është përdorur edhe makina që hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një qytetar raportohet se ka humbur ndjenjat nga uji dhe gazi, teksa është kërkuar ndihma e ambulancës.

Zonat e bllokuara në Tiranë janë kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, sheshi Uillson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës.

spot_img

Latest articles

Related articles