Policia “Shqiponjat” në kuadër të operacionit të koduar “Bad spin” kanë arrestuar 29 persona të cilët ushtronin veprimtari kriminale. Ata kishin pështatur ambjente në disa zona të Tiranës për organizimin e lotarive të palejuara, si poker dhe baste sportive publike.
29 personat e arrestuar janë: K. K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe T.SH.(L), i dyshuar si i impikuar në këtë veprimtari.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.