Lita: Paketa e Sigurisë nga ministria e Brendshme dhe e Arsimit në Shkolla, ka dështuar


Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se në rastin e vrasjes së 14 vjeçarit pak ditë më parë, siguria nga ministria e Arsimit ka dështuar.

Lita: Ngjarja është tragjike.

Institucionet kanë fshehur kokën në dhe.

Paketa e Sigurisë e trumbetuar dy vitet e fundit nga ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Arsimit ka dështuar.

Projeksioni i rrezikut në shkolla është shumë i ulët.

Nxënës që qarkullojnë me thika dhe me armë të ftohta në shkollë, në çanta janë të zakonshme.

Aq më shumë kur ngjarja në fjalë e ndodhur në shkollën ‘’Fan Noli’’ kishte ditë që përvijohej sepse zënka nuk ndodhi në atë moment, por kishte disa ditë dhe zinxhiri i shkollës dhe i oficerëve të sigurisë dhe i patrullimit ka dështuar.

Perimetri i sigurisë i shkollës ka dështuar totalisht.

Mund të parandalohej nëse projeksioni i rrezikut nga personat përgjegjës do ishte shumë i lartë.

Projeksioni i rrezikut do të thotë që të imagjinosh se një ngjarje mund të ndodhë duke u nisur nga një element, nëse ke informacion se ka një zënkë, ajo zënkë mund të degjenerojë dhe oficeri i sigurisë duhet të lajmërojë mësuesin kujdestar, prindërit dhe policinë për të analizuar çështjen dhe për ta sqaruar.

Nuk ka lidhje Tik Tok me nxënës me thika në shkollë. Kjo është devijim vëmendje dhe mos mbajtje përgjegjësie. Ministrja Manastirliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen qysh me rezultat e dobëta të PISA, jo më tani.

Latest articles

Related articles