E reklamonin në faqen “Vaj Ulliri Bio Jugu”, ja si u zbulua mashtrimi i babë e bir me vajin e ullirit të falsifikuar

Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat. Raportohet se në këtë veprimtari janë përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin vajin në rrjetet sociale.

Sipas Prokurorisë së Beratit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin baba e bir kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari Alush Agalliu, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale D. A.

Latest articles

Related articles