E ardhmja e njeriut përcakton të ardhmen e gjuhës së tij amtare

nga Virion Graçi, shkrimtar

Një herë e një kohë, dhënia e provimit të gjuhës së huaj quhej mbrojtje; p.sh., “E mbrojte frengjishten?”, “Anglishten e kam të mbrojtur”, e kështu me radhë.

Duan e thonë se një profesor i shquar i gjuhësisë, të cilin edhe unë kam pasur fatin ta kem pedagog, kur i kërkonin të mbronte rusishten, gjuhë të cilën e zotëronte në majë të gishtave, u përgjigjej duke pyetur: “Nga kush ta mbroj?”

Pikërisht kjo pyetje më sillet në mendje kur dëgjoj për rreziqet (e shpallura) ndaj gjuhës shqipe.

Kam bindjen se fati i gjuhës shqipe është i lidhur ngushtë me fatin e shqiptarëve; nëse nuk na pamundësohet jetesa në tokën tonë, nëse do ta kemi shqipen gjuhë pune e gjuhë kulture, gjuhë të pararendësve tanë dhe gjuhë të pasardhësve, jemi në rregull.

Në të kundërt, me trashëguesit e saj natyrorë në rrugët e botës, shqipja do të tkurret e do të rrudhet, do të shartohet e do të shfytyrohet, pavarësisht ngarkesave me abetare e librave në gjuhën amtare dërguar nga burokracia e mëmëdheut.

E ardhmja e njeriut përcakton të ardhmen e gjuhës së tij amtare.

Latest articles

Related articles