Dhoma Amerikane zgjedh Zv.President bashkëthemeluesin e “Trifolium”, Rexhino Çekrezi

spot_img
Advertisements

Amcham organizoi më datë 20 Nëntor Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë, e cila mbledh bazën e gjerë të anëtarësisë dhe zgjedh drejtuesit e rinj në Bord. Takimi u përshëndet e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn dhe nga Ministri i Ekonomisë.

Në përfundim të zgjedhjeve të AmCham u shpallën fitues për pozicionin e Zëvendës Presidentit Rexhino Çekrezi nga Tifolium, e njohur ndryshe dhe si betaPlan Coding Bootcamps, për Thesarin Kledi Kodra nga Grant Thornton dhe për pozicionin e Anëtarit të Bordit, Elton Çollaku nga Western Union.

Procesi u organizua me korrektësi dhe rezultatet u shpallën në praninë e konkurentëve.

Rexhino Çekrezi erdhi me një platformë që mëshonte në elemente si:

  • Mbështetjen e brezit të ri të sipërmarrësve mbështetur në vlerat konkuruese dhe meritokratike të mishëruara nga tregjet e ShBA dhe BE;
  • Nxitjen e inovacionit të sigurtë, me fokus bashkëpunimin me investues dhe prodhues që respektojnë standarte integriteti dhe sigurie.
  • Forcimi i marrëdhenieve me AmCham në BE dhe shoqatat tregtare në ShBA për të rritur kapacitetet përgjatë procesit të Integrimit Evropian;
  • Me objektiv final: Rritjen e shkëmbimit tregtar dhe vlerës të aseteve dhe talentit Shqiptar në tregjet ndërkombëtare;

Në fund të votimit Rexhino Çekrezi u shpall fitues për pozicionin e ZvPresidentit me mbi 60% të votave të anëtarësisë votuese.

spot_img

Latest articles

Related articles