Media gjermane capital-beat.tv i ka dedikuar ditën e djeshme një artikull zhvillimeve të fundit në Portin e Durrësit në lidhje me ndërrimin e diskutueshëm të operatorit, përplasjeve ligjore si dhe skandalit të eksporteve të dyshimta.
Filip Rogosic, biznesmen kroat, përshkruhet si i lidhur me kompani në Amerikën Latine.
Artikulli përmend të aferm të tij në këtë biznes.
Capital-beat vijon më tej se, për Portin e Durrësit, si një vend strategjik, vendi duhet të përcaktojë rregullat e lojës për investitorët e huaj sepse në të kundërt Shqipëria rrezikon jo vetëm reputacionin e saj, por edhe të ardhmen ekonomike.



