Deputeti socialist Plarent Ndreca ka dalë nga SPAK pas rreth katër orësh seancë marrje në pyetje.
Ndreca akuzohet për shkelje barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
“Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër”, tha ai para gazetarëve.
Deputeti i Partisë Socialiste u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 25 tetor. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë



