EMRAT/ Arrestohen katër persona gjatë transportimit të 230 kg kanabis

spot_img
Advertisements

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona pasi akuzohej për shitje të lëndëve narkotike.

Në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u arrestuan babë e bir, 54-vjeçari Ilir Dura, dhe 19-vjeçari Franci Dura pasi në makinën e tyre u gjetën 3 thasë me rreth 230 kilogram kanabis sativa.

Gjithashtu u arrestua edhe Mehmet Mino, 27 vjeç, i cili lëvizte me makinë tip “BMW” dhe monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Ndërsa Reshat Bakia, 27 vjeç lëvizte pas makinës me lëndë narkotike dhe u arrestau pasi mbante armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak me qëllim shitjen.

Ndëkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme

spot_img

Latest articles

Related articles