Ka ndërruar jetë në spital 52-vjeçari Eduart Reçi. Ai u plagos mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë pranë Fakultetit Histori dhe Filologji. Në kamera nuk shfaqen autorët çka ka dyshime se mund te jete qëlluar në distancë. Eduart Reci ka kompaninë ELGM themeluar në vitin 2018. Ai ka punuar më parë edhe në Shërbimin Informativ.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica”.
Reçit i kishte kaluar plumbi në kokë tej për tej. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetonte.
Policia bëri me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.