Analistja Anduena Llabani foli në MCN Live mbi hetimet e SPAK-ut për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli. Llabani bëri me dije se ka më shumë se dy muaj që oficerë të BKH-së shkojnë në zyrat e Bashkisë Tiranë dhe marrin dokumentacione për të parë veprimet dhe shkeljet e mundshme të drejtorive që janë drejtuar nga Agolli. Llabani thotë se ende është e vështirë të thuhet për çfarë po hetohet Agolli, pasi po shqyrtohen shumë dokumentacione të firmosura prej tij. Ajo vuri në dukje se hetimet mund të shkojnë më lart.
“Dritan Agolli është një individ për të cilin ka një CV të gjatë në punën administrative. 2002-2011 ka qenë ka qenë drejtor i Urbanistikës në bashki, drejtor i punëve publike, drejtor i përgjithshëm. Në 2012 është angazhuar më pas në biznese, ndërtim dhe energji. Në 2019 është emëruar drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ka më shumë se dy tre muaj që oficerë të BKH shkojnë përditë në Bashkinë e Tiranës, në zyrat e arshivës dhe marrin dhe punojnë mbi dokumentacione konkrete në lidhje me veprimet që janë marrë nga drejtoria e Urbanistikës, Punëve Publike dhe drejtoria e përgjithshme e Bashkisë Tiranës në lidhje me të gjitha veprimet që janë kryer nga drejtues të këtyre njësive.
Edhe kur pyesim SPAK-un për çfarë është thirrur, është e vështirë të na japin një përgjigje. Janë hapur shumë dokumentacione, veprime ligjore, që dyshohet se janë kryer dhe firmosur nga Agolli. Për sa kohë SPAK-u përfundon në dyert e bashkisë, dhe merr dokumente nga arshiva, s’besoj se do mbetemi te Agolli, do shkojmë edhe më lart. Në momentin kur plasi ‘5D’ SPAK ka dërguar një grup pune në bashki, ku është mbledhur një numër i madh dosjesh dhe dokumentacionesh nga Bashkia e Tiranës, dhe aty kanë dalë shkeljet që pretendohet se janë bërë nga z.Agolli. Të gjitha bashkitë kanë hyrë në SPAK, për hetime, tendera, mënyra si janë shpërdoruar lekët. Agolli ka që në 2002 që mban poste të rëndësishme, ka lëvruar para”.