Pilku: Me koston e fermerëve, vaji i ullirit nuk duhet shitur nën 800 lekë për litër

spot_img
Advertisements

Çmimi i vajit të ullirit në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit, duke arritur në nivele rekord deri në 1,100 lekë për litër, duke u rritur me 38% krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimi ishte nga 700 deri në 800 lekë për litër.

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, në një opinion për “MCN live” shpreh mendimin se kjo vjen si pasojë e kostove të larta të fermerëve, duke nisur që nga personi që paguhet për ta vjelë ullirin.

Sipas Pilkut, duke nisur nga këto, një litër vaj në Shqipëri, nuk duhet shitur nën çmimin 800 lekë.

Të gjitha varen nga elementë e kostos, në këtë situatë që jemi ku vleja e ullirit, na kushton, pra një punëtor paguhet nga 3500 -4500 lekë në ditë. Unë kam nxjerre koston e një litër vaj të ullirit, dhe kosto, pa asnjë marsh fitime është 650 lek të reja. Pra, nëse do të tregtojmë kuptohet se fermeri do të vendos një imazh fitime, qe vendosen nga ai që e tregton 10-20%.

Por, ajo që dua të them është se një litër vaj ulliri nuk duhet shitur nën 800 leke litër. Në mënyre që secila hallke të marrë fitimin e saj.

Pilku thotë se pritshmëritë në Evropë janë që importet e vajit do të ulen në 7% nga ku pritet që të ketë edhe rënie te çmimit të vajit të ullirit.

Sot vaji i ullirit ne Greqi e Spanjë është midis 9.5-10.5 € për litër pra këto janë çmimet e sotme. Pritshmëria në Evropë është që do të kemi një stabilitet të vajit te ullirit i cili në radhë të parë do të ul me 7% importet, se Evropa importon nga Tunizia, Maroku, nga Turqia, pra do zbriten me 7% , ndërkohë që pritet një rënie e çmimit te vajit të ullirit, duke kaluar në atë stabilitetin 5 vjeçar, të çmimit të vajit yë ullirit.

Për me tepër, eksperti i Bujqësisë, thotë se Shqipëria po shkon drejt rritjes së konsumit të vajit për frymë banori.

Por, duke u nisur nga kjo, sipas tij, mungon fokusi nga Ministria e Bujqësisë që ta vej vajin e ullirit ndër prioritetet në sektorin e bujqësisë.

Kemi rritje të lartë të konsumit të vajit të ullirit për frymë. Nga 4 litra që kemi qene dikur, kemi arritur në 7.5 litra për banor, por prap nuk jemi në konsumimin mesatar të vendeve mesdhetare, psh, Greqia e ka 13.5 litra, për frymë, që do të thotë se kemi vend akoma për te rritur konsumin e vajit.

Duket se kjo ka ardhur nga një shkallë e rritur edukative. Duhet që Ministria e Bujqësisë ta vendosi ndër prioritetet e saja. Bujqësia po kuadrohet në disa sektorë që janë mjaft konkurrues në tregun ndërkombëtar dhe e gjithë vëmendja e politikës sonë bujqësore duhet të shkoj në këto sektor. Vaji i ullirit duhet të futet ne këto sektor me rëndësi dhe të jetë në fokus nga Ministria e Bujqësisë.

spot_img

Latest articles

Related articles