Basha: Unë bashkëpunoj me Ramën? Berisha e familja e tij marrin leje për kulla e pallate

spot_img
Advertisements

Kreu i PD-Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje Sali Besishëspas akuzave në konferencën për shtyp:

Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.

Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.

Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdontë ciklin e mashtrimeve.

Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.

Ja çfarë tha Berisha për Bashën:

“U bë një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo (PD) nuk duhej të ekzistonte si përfaqësuese e popullit opozitar, por si një vasale e Edi Ramës. Ky ishte qëllimi. Më kanë pyetur gazetarë shumë herë për këtë punë, edhe për zgjedhjet e vitit 2021. Çfarë kam deklaruar unë për zgjedhjet e vitit 2021? Kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Por ai që duhej të mobilizonte opozitën dhe PD për t’i dalë zot, ai kishte bërë marrëveshjen e fshehtë për të qeverisur së bashku me Eid Ramën, por një pengesë që ekzistonte ishte Sali Berisha. Dhe pasi dështuan ta sanksiononin pse mbrojti interesin kombëtar të Kosovës dhe nuk guxuan t’ia dorëzojnë Mike Pompeos, por me korruptorë të Xhorxh Soros në Departamentin e Shtetit i përgatitën gjërat dhe nuk i dërguan, kthyen pastaj dosjen e McGonigal dhe sanksionuan duke besuar se do mund ta arkivonin apo do mund të strehonin në banesën e harresës”.

spot_img

Latest articles

Related articles